Shkup, mijëra protestues shprehën revoltën kundër regjimit (VIDEO-FOTO)

21.35- Edhe një protestë e qetë ka mbaruar sonte në Shkup. Kjo ishte protesta e shtatë me radhë e cila lindi nga revolta e qytetarëve të Maqedonisë kundër vendimit të presidentit Gjorge Ivanov për faljen e 56 funksionarëve. Protestuesit fillimisht mblidhen te Prokuroria Speciale për ti dhënë mbështetje punës së saj e më pas vazhdojnë marshin te Kuvendi, Qeveria dhe ministri të ndryshme.
Protestat e sonte si dhe të kaluarat janë të qeta, duke përjashtuar atë të 13 prillit ku kishte dhe arrestime. Në protestë ka maqedonas, shqiptarë, turq, romë.. ata organiziohen nga sektori civil me emrin #Protestoj.

Protesta në Shkup, 19.04.16

21.20 – Organizatorët kanë shpallur fundin e protestës. Gazetari i Portalb-it nga terreni njofton se megjithatë dhejtëra persona qëndrojnë afër kordonit policor.

Protesta në Shkup, 19.04.16

21.15- Në afërsi të BE-Infoqendrës në Shkup, forcat e mëdha të policisë po mbajnë të bllokuar mijëra protestues që dëshirojnë të lëvizin përpara. Situata tani është qetësuar ndërsa thirrjet “Ejani me ne”, “Nuk ka drejtësi, nuk ka paqe”, “Gruevski është hajn”, nuk ndalen.

Protesta në Shkup, 19.04.16

21.00- Policia nuk lëshon pe, e as protestuesit. Protestuesit i bëjnë thirrje policisë “mos të mbrojë kriminelët” dhe ti lëshojë përpara të ecin të lirshëm ata.


Protesta në Shkup, 19.04.16

Protesta në Shkup, 19.04.16Protesta në Shkup, 19.04.16

20.41- Për një çast u nxeh situata, protestuesit tentojnë ta kalojnë kordonin policor. Policia i ka bllokuar. Protestuesit i bëjnë thirrje policisë “mos të mbrojë kriminelët”.

Protesta në Shkup, 19.04.16
Protesta në Shkup, 19.04.16

Protesta në Shkup, 19.04.16

Protesta në Shkup, 19.04.16
Protesta në Shkup, 19.04.16
Protesta në Shkup, 19.04.16
Protesta në Shkup, 19.04.16

Protesta në Shkup, 19.04.16 Protesta në Shkup, 19.04.16

Protesta në Shkup, 19.04.16
Protesta në Shkup, 19.04.16

20.32- Autoblindat e policisë, para BE-Infoqendrës në Shkup, te Universiteti Ballkanik e  kanë bllokuar rrugën dhe nuk le protestuesit të lëvizin. Situata po bëhet tenzike, njofton gazetari i Portalb-it nga terreni.

Protesta në Shkup, 19.04.16 Protesta në Shkup, 19.04.16 Protesta në Shkup, 19.04.16 Protesta në Shkup, 19.04.16 Protesta në Shkup, 19.04.16

20.25- Protestuesit papritmas kanë lëshuar vendin para Qeverisë dhe janë nisur në drejtim të rrugës e cila të shpie te godina ku janë Ministria e Arsimit, Ministria e Administratës, e vetëqeverisjes lokale, KSHZ-ja.

Protesta në Shkup, 19.04.16

20.15- Policia ka mbyllur dy udhëkryqet afër Qeverisë derisa mijëra protestuesë me thirrje “Dorëheqje”, “Poshtë Qeveria kriminele”, “Nikolla ik” po bërtasin para godinës.

Protesta në Shkup, 19.04.16 Protesta në Shkup, 19.04.16 Protesta në Shkup, 19.04.16

Protesta në Shkup, 19.04.16
Protesta në Shkup, 19.04.16

Protesta në Shkup, 19.04.16 Protesta në Shkup, 19.04.16 Protesta në Shkup, 19.04.16

20.00- Protestuesit arrijnë deri te objekti i Qeverisë së Maqedonisë, ata janë me mijëra, maqedonas, shqiptarë si dhe etnitete të tjera. Policia ka bllokuar udhëkryqet, situata mbetet e qetë.

Protesta në Shkup, 19.04.16
Protesta në Shkup, 19.04.16

19.45 – Policia dukshëm është përforcuar edhe pse protesta është e qetë. Njësiti special ka bllokuar rrugën deri te ura “Goce Dellçev” ndërsa ka edhe autoblinda. Protestuesit janë nisur drejtë Qeverisë.

Protesta në Shkup, 19.04.16
Protesta në Shkup, 19.04.16

19.35 –  Me thirrjet “Nuk ka drejtësi, nuk ka paqë”, protestuesit nisen drejtë sheshit Maqedonia në Shkup.

Protesta në Shkup, 19.04.16 13059480_581344932043200_248227101_n Protesta në Shkup, 19.04.16

Protesta në Shkup, 19.04.16

Protesta në Shkup, 19.04.16 Protesta në Shkup, 19.04.16 bdi vmro KUVENDI

Protesta në Shkup, 19.04.16
Protesta në Shkup, 19.04.16

19.15 – Protestuesit arrijnë para Parlamentit të Maqedonisë. Ata janë të qetë ndërsa policia e ka rrethuar Kuvendin. 

Protesta në Shkup, 19.04.16 bdi vmro

Protesta në Shkup, 19.04.16 bdi vmro

Protesta në Shkup, 19.04.16 bdi vmro

 

Protesta në Shkup, 19.04.16 bdi vmro

 

19.05 – Pa incidente protestuesit kanë gjuajtur godinën e Ministrisë së drejtësisë me ngjyra dhe me vezë më pas vazhdojnë në drejtim të Parlamentit të Maqedonisë. Mes protestuesive vërehen shqiptarë të cilët bërtasin në shqip “Poshtë Qeveria!”.


13014837_581338005377226_2097519835_n

Protesta në Shkup, 19.04.16

Protesta në Shkup, 19.04.16

Protesta në Shkup, 19.04.16

19.00- Protestuesit gjuajnë godinën e Ministrisë së drejtësisë me ngjyra dhe me vezë.

Protesta në Shkup, 19.04.16

18.50- Me thirrje “Poshtë Qeveria kriminele” mijëra protestues u nisën drejt Parlamentit të Maqedonisë. Gazetari i Portalbit nga terreni raporton se forca të mëdha policore kanë bllokuar rrugën drejtë selisë së partisë maqedonase në pozitë, VMRO-DPMNE, e kanë rrethuar objekin e Ministrisë së Drejtësisë si dhe godinën e Parlamentit të Maqedonisë. Në duar të protestuesve vërehen fotografi të prokurores speciale, Fatime Fetai.

Protesta në Shkup, 19.04.16

Protesta në Shkup, 19.04.16
Protesta në Shkup, 19.04.16

18.40 – Protesta në çdo çast bëhet më masive. Mijëra protestues gjenden para Prokuorisë speciale. Protestuesit kanë marrë mjete të ndryshme për të bërë zhurmë, duke përfshirë edhe lodrën që objektivi i Portalbi-it e ka kapur në këtë fotografi.

Protesta në Shkup, 19.04.16

Protesta në Shkup, 19.04.16

Protesta në Shkup, 19.04.16

18.15 – Qindra protestues janë mbledhur para Prokurorisë Speciale në Shkup dhe bërtasin “Poshtë Gruevski”, “Poshtë shteti kriminel”, “Nuk ka drejtësi, nuk ka qetësi”. Protesta mbahet kundër vendimit të presidentit Gjorge Ivanov për faljen e 56 funksionarëve. Protestuesit mblidhen te Prokuroria Speciale për ti dhënë mbështetje punës së saj.
Qëndroni me Portalb, gazetarët tonë nga terreni do tju sjellin informatat minutë pas minute për atë që do të ndodh sonte në Shkup.


Protesta në Shkup, 19.04.16

Protesta në Shkup, 19.04.16

Protesta në Shkup, 19.04.16
Protesta në Shkup, 19.04.16

Protesta në Shkup, 19.04.16

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button