fbpx

OEMVP: Prezantim mbi Praktikat Korruptive të Jashtme të SHBA-së (FCPA)

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në bashkëpunim me Ambasadën e SHBA-së dhe Odën Ekonomike të Maqedonisë, sot organizuan prezantim rreth Praktikave Korruptive të Jashtme të SHBA-së (FCPA). Qëllimi i këtij takimi ishte për të ndihmuar bizneset që më lehtë të detektojnë praktikat e mundshme korruptive dhe se si të luftohen ato. Sipas FCPS është e ndaluar që individët apo subjektet e caktuara të paguajnë zyrtarë qeveritarë të huaj për qëllim të fitimit të një avantazhi, marrjen ose mbajtjen e biznesit apo privilegje të tjera.

Nga SHBA ishte eksperti Martin Hellmer, agjent special i FBI-së i cili aktualisht është në detyrë të përkohshme në Zyrën e Atasheut Ligjor pranë Ambasadës Amerikane në Bukuresht, në mbështetje të Njësisë Ndërkombëtare të Korrupsionit të FBI-së. Roli i tij është për të rritur ndërgjegjësimin e qeverisë dhe komunitetit të biznesit rreth zbatimit të ligjit në lidhje me FCPS të SHBA-së. Ndryshe, është i angazhuar në zyrën e FBI-së në Feniks (Arizona) ku mbikëqyr krimet kompjuterike. Hellmer më herët ka punuar në Divizionin e  Kundërterrorizimit në selinë e FBI-së në Uashington si hulumutes i terrorizmit dhe krimeve.

Tags

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close