Reagim i KMBF për përdhosje të pllakës­përkujtimore të Nënë Terezës

Komisioni për marrëdhënie me bashkësitë fetare (KMBF) përmes kumtesës e dënoi, siç theksojnë, tentimin për përdhosje të pllakës­përkujtimore të Nënës Terezës.

“Në vitin në të cilin e shpallim për shenjëtore bashkëvendasen tonë Nënë Terezën, në vitin në të cilin shpallja e shenjtërisë së saj është edhe shenjtëri e jonë e Maqedonië, këtë vit në të cilin edhe sekretari shtetëror i Vatikanit Pjetro Parolin u përkul në shtëpinë e saj, në këtë vit jubilar të pashpirtër tentuan ta përdhosin edhe pllakën e saj, me ç’rast duke i ofenduar ndjenjat jo vetëm të katolikëve, por edhe të të gjithë respektuesve të imazhit dhe veprës së Nënës Terezës. Në marrëzirën e tyre duart e këqia goditën edhe Shenjëtoren! Gruaja Nëna Terezë e cila lindi në vendin e Nënës së Madhe që të jetë Nënë e gjithë botës, gruaja e cila gjithçka që ishte e thyer e ngjiste dhe e bashkonte me dashuri, shpresë dhe shërim”, thuhet në reagimin e Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze.

Reagim nga Ministria e Kulturës për dëmtimin e fasadës në protestën e mbrëmshme

Ministria e Kulturës në mënyrë të ashpër e dënon aktin e mbrëmshëm, me të cilin është dëmtuar fasada e ndërtesës së ministrisë resore, objekt i cili është ndërtuar në vitin 1927 dhe paraqet trashëgimi kulturore të mbrojtur me Ligj.

Ministria e Kulturës kërkon nga Ministria e Punëve të Brendshme në periudhën më të shkurtër kohore t’i zbatojë të gjitha masat e nevojshme për gjetjen e fajtorëve të, siç theksohet, këtij akti të pacivilizuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button