“Po më fajësoni për 2001-shin, ky është rast i montuar” (VIDEO)

Nuk e pranojë këtë aktakuzë. Mua po më fajësoni për 2001-shin. Ky rast është i montuar, nuk ndihem fajtor. Derisa ka qeveri të këtillë do të ketë edhe kësi raste. Kështu është shprehur Ragmi Latifi, i akuzuar për logjistikë në rastin “Kumanova”, para gjykatës, raporton Portalb.

Ibrahim Murtezani, i njohur në opinion si komandant Haraçina, i habitur ka thënë se për së pari herë po dëgjon se emri i tij po lakohet në këtë rast.

“Siç e dëgjova këtu po bëhet fjalë për rrethinën e Likovës dhe Kumanovës, unë jam nga fshati Haraçinë, plus jam i sëmurë. Unë kam pasur vetëm biseda telefonike private me dajën tim Sulejman Osmani që është i dyshuar në këtë rast”, ka deklaruar Murtezani.

Në mesin e të akuzuarve gjendet edhe 76 vjeçari Ebib Alii. Ai duke mohuar aktakuzën që i vihet si barrë ka pyetur se si mundet në atë gjendje të akuzohet për diçka të tillë.

Musadik Pajaziti, Besnik Bajrami, Elham Arifi, Seadudin Abdullahu dhe Fazli Osmani, gjithashtu kategorikisht kanë mohuar aktakuzën e Prokurorisë Publike.

Para mediave është prononcuar edhe dëshmitari të cilit ju mohua e drejta.

“Këta vet të ftojnë vet të gjykojnë. Mua ma ndaluan të drejtën e dëshmitarit. Këta montimet i kanë bërë në fshatin tim. Kanë dashur t’i vrasin djemtë e rinj. Ne nuk jemi njerëz që pranojmë kësi gjërash”, tha Fejzullah Latifi, nga fshati Hotël.

Avokates mbrojtëse Artene Ademi, përveç Fejzullah Latifit, gjykata nuk ia ka pranuar edhe dy dëshmitarë tjerë: Iznit Saiti dhe Isak Pajaziti.

Sot është mbajtur seanca e parë gjyqësore e 8 personave të cilët akuzohen se kanë mbështetur me logjistikë grupin e armatosur të Kumanovës për rastet në Gushincë – Likovë dhe Lagjen e trimave- Kumanovë./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button