Ademi takohet me ambasadoren Oer

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane Arbër Ademi sot realizoi takim pune me Ambasadoren e Republikës së Francës në Republikën e Maqedonisë, SH.S. Lorens Oer.

Zëvendëskryeministri Ademi dhe ambasadorja Oer diskutuan për ngjarjet e fundit politike në vend, duke theksuar se përmbushja e detyrimeve nga marrëveshja politike nga ana e gjithë partive politike pa përjashtim është jashtëzakonisht е rëndësishme për vendin.

Zëvendëskryeministri Ademi shprehi mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të cilën Republika e Francës e jep për Republikën e Maqedonisë dhe theksoi se organizimi i Samitit të Parisit, i cili paraqet mundësi të shkëlqyeshme për vazhdimin e bashkëpunimit të vendeve të rajonit, është edhe një konfirmim i kësaj mbështetje. I tillë është edhe angazhimi i Francës dhe qëndrimet e saj për vazhdimin e politikës së zgjerimit me vendete  Ballkanit Perëndimor pavarësisht ngjarjeve në Union.

Në takim u theksua edhe rëndësia e implementimit të detyrimeve nga Reformat Urgjente Prioritare si dhe zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit si aspekt i rëndësishëm në perspektivën euro–atlantike të vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button