Të burgosurit kërkojnë që Ivanovi t’ua ul dënimet

Të burgosurit nga burgjet e Maqedonisë duke e parë faljen masive që iu bë politikanëve të dyshuar për veprime kriminale do të kërkojnë mundësi që të falin nga njeriu i parë i Republikës së Maqedonisë, transmeton Portalb.

Kërkesat e tyre do të bazohen në argumentin se politikanët nuk guxojnë që të privilegjohen dhe se qytetarët e burgosur nuk janë qytetar të rendit të dytë në këtë shtet.

“Të burgosurit nuk kërkojnë që t’u falet dënimi, por kërkojnë që t’u zvogëlohet dënimi nga 30 deri më 50%. E kuptoj që në publik do të thonë që kriminelët nuk duhet të lirohen, por kjo nuk është e vërtetë. Këto njerëz janë të dënuar, për atë që e kanë bërë tanimë i kanë mbajtur dënimet, por asnjëri prej tyre nuk ka guxim që të kërkojë heqjen e dënimit. Janë të vetëdijshëm që kanë gabuar dhe kërkojnë vetëm zvogëlim të dënimit. Duhet të kihet mëshirë, nëse krahasohet me atë që është dhënë të tjerëve. Nëse ka mëshirë presidenti ta bëjë të njëjtën edhe për këto persona, ashtu siç e bëri për politikanët”, tha avokati, Xvonko Davidoviq, njofton NOVA TV.

Të burgosurit kanë theksuar se nëse nuk falen, të njëjtët do t’i shfrytëzojnë të gjitha mundësitë juridike për kërkesën e tyre.

Përndryshe, një pjesë prej politikanëve që u falën nga presidenti Ivanov përmes letrës ose publikisht përmes mediave kërkuan tërheqjen urgjente të vendimit.

Dy prej tyre, Mile Janakieski me 16 padi penale dhe Gordana Jankulloska me 13 padi penale nuk reaguan ndaj faljes së Ivanovit, si duket ata me kënaqësi do ta pranojnë faljen e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button