Daçiq: S’e kam lehtë ta shoh Thaçin, por kjo është shfaqje politike

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, thotë se me marrëveshjen e Brukselit nuk njihet asnjë formë e pavarësisë së Kosovës, se kjo pavarësi është lënë në plan të dytë dhe se në të parin është Asociacioni i komunave serbe.

“Ne me marrëveshjen e Brukselit nuk kemi njohur asnjë formë të pavarësisë së Kosovës. Përkundrazi, e kemi kthyer rrotën e historisë prapa”, ka thënë ai për TV Pink.

Sipas tij, “derisa ne betoheshim në Kushtetutë e shikonim Zotin”, Kosova vite më parë e ndërtonte pavarësinë.

“Nuk e kemi ndërtuar asnjë mekanizëm për të parandaluar atë, por tash do ta bëjmë Asociacionin”, thotë ai, transmeton Telegrafi.

Daçiq thotë se Serbia nuk ka menduar në mënyrë strategjike, e as nuk ka ndërtuar konsensus politik se çfarë donte. Ai i kthehet edhe shtrëngimit të duarve të ish presidentit të Serbisë, Boris Tadiq – para përfundimit të mandatit të tij – me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi. Daçiq thotë se e ka pyetur Tadicin se pse nuk e bëri këtë kur ishte në krye të shtetit.

“A mendoni se kisha të lehtë ta takoj Thaçin 20 herë dhe t’i shtrojmë duart? Por, unë jam kryeministër, e kjo është shfaqje politike. Kështu bëhet kjo”, ka thënë ai, duke shtuar se edhe Tadiqi do ta bënte të njëjtën, po të mos e satanizonin sikur atë tash.

Lajme të ngjashme

Back to top button