Policia shpërndan protestuesit që kërkonin dorëheqjen e Erdoganit

Forcat policore turke kanë përdor gaz lotsjellës ndaj protestuesve që marshonin në Stamboll të dielën, kundër planit urbanistik të qeverisë dhe hetimeve për korrupsion, të cilat çuan prapa grilave djemtë e ministrave, dhe dhjetëra të tjerë.

Qindra protestues ishin mbledhur në sheshin e qarkut Kadikoy të Stambollit, me pankarta në duar që thërrisnin kryeministrin Rexhep Taip Erdogan që të japë dorëheqje, raporton agjencia turke e lajmeve Dogan.

Erdogan ka dënuar hetimet anti-korrupsion që po bënë policia, duke e quajtur punën e tyre si “aleancë me të keqen”, dhe është zotuar se do t’i ekspozoj të gjithë personat e përfshirë në këtë operacion, që ai e quan si të montuar nga perëndimorët.

Në shenjë të përgjigjes së tij, Erdogan tashmë veç ka shkarkuar dhjeta shefa të policisë nga detyrat.

Lajme të ngjashme

Back to top button