Zikov: Maqedonia mund ta humbasë statusin e vendit kandidat

Maqedonia mund ta humbasë statusin e vendit kandidat, ka paralajmëruar kreu i Aleancës për Maqedoni Pozitive (AMP), Lupço Zikov. 

Nga një konferencë për shtyp kushtuar zhvillimeve në procesin integrues, Zikov ka vlerësuar se vendimi i Brukselit për të mos i dhënë Maqedonisë datën e negociatave, flet për vendosmërinë e BE-së që “nëse Maqedonia nuk i zgjidh këto probleme, do t’i merret edhe statusi i kandidatit”. 

“Tani është koha e vendimeve të mëdha me të cilat Maqedonia do të tregojë se do vërtet integrimin në BE dhe në NATO. Aleanca për Maqedoni Pozitiv vlerëson gjithashtu se perspektivat e qytetarëve të Maqedonisë janë ‘robëruar’ nga një politikë destruktive e Qeverisë së Athinës. Prandaj, pyesim: A është koha që BE, SHBA dhe NATO të angazhohen më me energji për zgjidhjen e këtij problemi me Greqinë, dhe dy, nëse janë duke e kuptuar se qeveria në Athinë dhe kjo në Shkup, nuk kanë ndërmend të zgjidhin problemin”, ka deklaruar Zikov. 

Kreu i kësaj partie ka deklaruar gjithashtu se shoqëria në Maqedoni është thellësisht e izoluar nga trendët evropianë. 

Sipas tij, në Maqedoni ka ende krizë të thellë në sferën e sundimit të së drejtës, të reformave në gjyqësor, të lirisë së shprehjes e të medias, të ekonomisë jofunksionale të tregut dhe të bashkëpunimit me fqinjët.

Lajme të ngjashme

Back to top button