Takimi në Vjenë, shpresë për dalje nga kriza

Pas vendimit për falje grupore nga presidenti i vendit Gjorgje Ivanov, që shkaktoi revoltë në vend, komuniteti ndërkombëtar po ndërmerr hapa konkret për qetësimin e situatës.

Takimi do të mbahet pas qëndrimeve thuajse të betonuara të dy partive më të mëdha maqedonase. LSDM konfirmon se nuk do të del në zgjedhje pasi nuk ka kushte për këtë ndërsa VMRO-DPMNE është e prerë se më 5 qershor qytetarët do të zgjedhin udhëheqësit e tyre.

LSDM ende nuk ka sjellë vendin se delegacioni i tyre a do të shkojë në takimin e paralajmëruar të premten në Vjenë, e caktuar me iniciativë të tre eurodeputetëve, Ivo Vajgël, Riçard Hovit dhe Eduard Kukan.

Në pyetjen se a kanë sjellë vendim dhe a do të merr pjesë në takimin e liderëve në Vjenë lideri i tyre, Zoran Zaev ata janë përgjigjur se “ende nuk kemi vendim”, njofton Portalb.

Pos LSDM-së, ende nuk dihet qëndrimi i BDI-së dhe PDSH-së, gjithashtu edhe këto dy parti nga blloku shqiptar, nuk kanë dalë me ndonjë deklaratë në lidhje me takimin e liderëve në Vjenë.

Qëllimi i takimit është shpëtimi, respektimi, si dhe implementim i marrëveshjes së Përzhinës, e jo arritje e marërveshjes së re për dalje nga kriza politike në Republikën e Maqedonisë, sot kanë njoftuar nga BE.

Përndryshe, Delegacioni i BE-së në Shkup ka dërguar ftesa deri te partitë politike për takim liderësh për të premten në Vjenë, konfirmojnë nga delegacioni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button