Prishtina e Beogradi në takim urgjent

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, sot në Bruksel do të marrë pjesë në takimin e ftuar nga Bashkimi Evropian në lidhje me çështjet urgjente në Dialogun e Brukselit.

Temat për diskutim në këtë takim janë ajo për njohjen reciproke të certifikatave për transportin e mallrave të rrezikshme të njohura si ADR, shkeljet e marrëveshjes për vizitat zyrtare nga ana e zyrtarëve të Serbisë duke hyrë edhe ilegalisht në Kosovë si dhe për ndalimin e vazhdimit të lëshimit të letërnjoftimeve nga strukturat paralele për qytetarët e Kosovës nga ana e Qeverisë së Serbisë.

“Sa i për certifikatave ADR, pozicioni i Qeverisë së Kosovës mbetet ai i njëjti i rikonfirmuar nga ministrja Tahiri edhe gjatë takimit të Vjenës më 4 prill 2016 se pa njohjen reciproke të këtyre të certifikatave ADR nuk do të ketë as ndryshim të masës së reciprocitetit të vendosur nga Qeveria e Kosovës”.

“Sa i takon masave ndaluese për hyrje dhe dalje në Kosovë me leje ilegale të njoftimit, Qeveria e Kosovës me kërkesën e Ambasadës amerikane dhe BE-së ka vendosur që zbatimin e vendimit ta shtyjë deri në mbajtjen e takimit sot në Bruksel”.

Takimi i sotëm vjen pasiqë në fillim të javës së kaluar ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që ta ftojë takimin e radhës për njohjen reciproke të certifikatave të ADR-së, për të cilat u bisedua në Vjenë më 4 prill 2016, por pa rezultate.

Ajo kishte argumentuar se urgjentisht duhet të zgjidhet çështja e certifikatave të ADR-së sepse po cenohet marrëveshja për tregtinë e lirë.

Tahiri po ashtu kishte reaguar në BE-në për fushatën elektorale provokative të zyrtarëve të Serbisë gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë duke kërkuar që BE-ja të merr masa në pajtim me marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve, transmeton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button