fbpx

Blloku i tretë

Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj kanë firmosur një koalicion mes vete për herë të tretë me radhë. Nënshkrimi i koalicioneve nga opozita kundër pushtetit kishte nisur në vitin 2014, menjëherë pas zgjedhjeve të qershorit të po atij viti, por atë kohë krah tyre ishte edhe Isa Mustafa.

Më vonë kjo treshe do të arrinte marrëveshje edhe me liderin e atëhershëm të “Vetëvendosjes”, Albin Kurti. Por, partive opozitare duket se koalicionet nuk po u shkojnë gjatë, meqë shpejt po i prishin ato.

Pas largimit të LDK-së nga blloku i quajtur VLAN, partitë opozitare “Vetëvendosje”, AAK, “Nisma” krijuan bllokun tjetër opozitar në vitin 2015, për të kundërshtuar dy marrëveshjet, atë për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe dhe atë për Demarkacionin me Malin e Zi. Por, edhe ky koalicion nuk zgjati më shumë se shtatë muaj dhe u prish. Tani duke qenë se AAK-ja dhe “Nisma” nuk u pajtuan me “Vetëvendosjen”, vendosën që të lidhin një koalicion parazgjedhor vetëm këto dy parti, pa ish-partnerin opozitar “Vetëvendosjen”, ndonëse nuk ia mbyllën derën për koalicion, por jo me kushtet e kësaj të fundit.

Koalicioni VLAN i vitit 2014, ishte quajtur koalicion i shpresës. Por kjo shpresë nuk zgjati shumë. Kështu e quajtën edhe dje Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj kur e nënshkruan koalicionin parazgjedhor. Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj pas nënshkrimit të marrëveshjes, theksoi se AAK-ja e “Nisma për Kosovën” u bashkuan me një opsion fitues për të ndryshuar gjendjen në vend.

“Aleanca bashkohet me ‘Nismën’ me një opsion fitues për të ndryshuar gjendjen në vend. Pra, ne e thellojmë këtë bashkëpunim edhe si ftesë për forca politike për qytetarë, për shoqërinë civile që së bashku ta ndryshojmë gjendjen në vend”, theksoi Haradinaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close