Apel:Ta ndihmojmë Amirin

Mundësi i dalluar i klubit Liria nga Shkupi, studenti i degës së Edukatës Fizike pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës, 19 vjeçari Amir Rexhepi, për fat të keq, në krahasim me të kaluarën, tani është duke zhvilluar një lufte shumë të vështirë, luftë për të mbijetuar në këtë botë.

Gjatë këtyre ditëve Amiri është kapluar fillimisht nga sëmundja e leukemisë, që më pas, të goditet edhe nga një sulm shumë i rrezikshëm në kokë.

Si pasoje e kësaj, Amiri tani e disa ditë është duke e fituar luftën për të mbetur i gjallë dhe për këtë, ai ka nevojë për ndihmën e të gjithë juve, në mënyrë që të mbështesim familjen e tij, për kurimin sa më të mirë të mundshëm. Amiri, në këto çaste ka nevojë me shume se kurr nga të gjithë ne për ndihmën tonë. Ai, edhe në të kaluarën ka fituar shumë beteja dhe lufta në dysheme dhe jemi të bindur thellë që me ndihmën tonë dhe tuajën dhe para se gjithash të Zotit, mund t’ia dal edhe kësaj here, të fitoj edhe këtë luftë.

Andaj, ju lusim të gjithëve, në kuadër të mundësive tuaja që të ndihmoni Amirin, në xhirollogarinë e më poshtme: 210501668408391 NLB

Ose të kontaktoni në numrin e telefonit: 071 873-107 (Haki Rexhepi – babai i Amirit)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button