“Bomba ekologjike”, në Tetovë rrezikon të aktivizohet sërish (VIDEO)

Në një hapësirë të gjerë shumë afër hyrjes për në qytetin e Tetovës, një ekskavator i vetmuar i mbuluar nga mbeturinat, bën përpjekje për të pastruar hedhurinat që janë shndërruar në mal.

Deponia ku çdo ditë shkarkohen sasi të mëdha të mbeturinave, kohën  fundit nuk është duke u pastruar në rregull. Deponia ndikon në ndotjen e ajrit e cila arrin numra alarmantë në këtë qytet.

Kjo situatë po ri përsëritet vetëm pas dy viteve dhe ka shkaktuar frikë tek qytetarët nëse kësaj radhe do të zgjidhet ky problem ose do të bashkëjetojmë me aromën dhe  pamjen rrëqethëse të mbeturinave të grumbulluara në çdo skaj të qytetit.

Valbon M thotë se” kjo është një katastrofë pasi që mbeturinat i kemi në rrugën magjistrale për në hyrjen nga Shkupi, kjo tregon jo seriozitetin e pushtetit për të zgjidhure këtë problem”.

Kjo është një turp për Tetovën dhe Tetovarët, akoma nuk mund të zgjidhet çështja e mbeturinave e lë më punë të tjera, në një qytet, ku nuk ka ujë dhe ka mbeturina nuk e dijë për çfarë mund të flasim më” thotë për Portalb një qytetarë tjetër, Gadaf K.

Në anën tjetër drejtori i NPK-së, Xhelal Ceka premton zgjidhjen e kësaj çështje në vitin 2014.

“Mendoj se në vitin 2014 do të zgjidhet ky problem, Komuna e Tetovës ka siguruar mjetet buxhetore që ngarkimi dhe shkarkimi të bëhet në një ambient të mbyllur dhe mos të jetë i hapur . Për momentin  kemi një kompani private e cila është duke u marrë me mbartjen e mbeturinave për të Rusino , dhe për shkak të kushteve atmosferike është duke u stërngarkuar më shumë. Mendoj se do të zgjidhet shpejtë ky problem”, thotë për Portalb, Xhelal Ceka.

Sipas tij, problemi i  vendshkarkimit në Tetovë është një problem që e kanë bartur disa kryetarë komunash. Edhe pse është premtuar ndihmë nga ana ministrisë kjo akoma nuk është duke ndodhur. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button