Kuçi: Me rinovimin e vitrinave, ia kthejmë shkëlqimin Çarshisë së Vjetër

Ministri i Ekonomisë Driton Kuçi, së bashku me kryetarin e Këshillit të Komunës së Çairit, Zahir Bekteshi dhe kryetarin e Shoqatës së zejtarëve ‘Esnafi’ Bejtulla Morina inspektoi punimet për rinovimin e vitrinave dhe mbishkrimeve të dyqaneve në Çarshinë e Vjetër në Shkup, që janë pjesë e fazës së parë të projektit për kthimin e pamjes autentike të Çarshisë, që realizohet nga Shoqata ‘Esnaf’ me mbështetje financiare të Ministrisë së Ekonomisë dhe Komunës së Çairit.

Ministri Kuçi, në bashkëbisedim me esnafët tha se qëllimi i këtij projekti është që të kthehet pamja autentike e Çarshisë, duke ruajtur vlerat kulturore që i posedon Çarshia.

Kuçi sot vizitoi 9 dyqanet e para, në rrugën “Evlija Çelebi” e cila është përfunduar plotësisht, ku theksoi se gjatë realizimit janë përdorur materiale cilësore, duke respektuar autenticitetin e tyre dhe elementet tradicionale në to, ndërsa vitrinat nga hekuri dhe plastika janë larguar, dhe tani dominon druri i një cilësie të lartë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button