Ademi takon euroambasadorin Aivo Orav

Sot zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Arbër Ademi realizoi takimin e parë me shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë, ambasadorin  Aivo Orav.

Gjatë takimit, zëvendëskryeministri Ademi dhe ambasadori Orav diskutuan për ngjarjet aktuale politike në vend, në veçanti për ngjarjet e ditëve të fundit, ku u theksua rëndësia që në periudhën e ardhshme të ndërmerren hapa në drejtim të përmbushjes së plotë të detyrimeve nga marrëveshja Politike dhe sigurimit të kushteve për realizimin e zgjedhjeve demokratike dhe të besueshme.

Bashkëbiseduesit theks të veçantë i kushtuan edhe detyrimeve nga Reformat Urgjente Prioritare, me qëllim që përqendrimi të ruhet tek këto aktivitete të cilat janë kyçe për perspektivën Euro –Atlantike të vendit.

Në fund, zëvendëskryeministri Ademi edhe një herë potencoi rëndësinë e orientimit të përhershëm të vendit duke theksuar nevojën që të gjithë faktorët relevant në vend të kontribuojnë me dialog për tejkalimin e sfidës politike me të cilën ballafaqohemi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button