LR-PDSH dënon dhunën në tribunat sportive

LR PDSH dënon ashpër sjelljen e tifozëve të Klubit Futbollistik Vardar ndaj kryesisë dhe mysafirëve të KF Shkëndija Tetovë, në ndeshjen e këtyre dy klubeve.

“Huliganizmi dhe vandalizmi i tifozëve të Vardarit është shembulli më i keq i sportit në Maqedoni. LR PDSH, poashtu shpreh keqardhjen për mos intervenimin e shpejtë të forcave të rendit si dhe të organizatorëve të cilët nuk i respektojnë rregullat e nikoqirit për ta respektuar mysafirin”, thuhet në reagimin e partisë.

LR-PDSH kërkon nga Federata e futbollit të Maqedonisë ndëshkimin e Vardarit, ndërsa nga Policia dhe prokuroria ti gjen dhunuesit dhe sulmuesit që goditën dhe I terrorizuan mysafiret dhe Kryesine e KF Shkëndisë, ku në mesin e tyre ishte edhe Kryetari i Komunës së Prishtinës z. Shpend Ahmeti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button