Shkëndija shumë e fortë për Probishtipin

Volejbollistët e Shkëndija nga Tetova kanë shënuar fitore në ndeshjen e fundit të sezonit vjeshtor, duke e mundur ekipin debutues në këtë ligë, KV Probishtip. Rezultati përfundimtarë i këtij dueli ka qenë 3:0, në sete 25-15, 25-21 dhe 25-15. 

Me tre pikët e fituara kuqezinjtë nga Tetova përsëri kthehen në pozitën e dytë në tabelë, por duke pritur dhe epilogun e ndeshjes Vardari – Strumica, e cila është anuluar.

Pas kësaj ndeshje ekipi i Shkëndijës do të shkon në pushim të merituar. Skuadra tetovare gjatë gjithë kësaj pjese të kampionatit ka hasur në problem të shumta financiare, por volejbollistët pakënaqësinë e tyre e kanë shprehur me lojë dhe rezultat të mirë.

Ndeshjet tjera të xhiros së 12-të, luhen sot kur do të takohen: Liria – Sinalko dhe Susheva – Mavis, ndeshja Vardari – Strumica është anuluar. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button