Pavarësisht ligjit, numri aborteve i madh

Nuk ka të dhëna zyrtare për numrin e aborteve, pas zbatimit të ligjit të ri për ndërprerje të shtatzënisë në qershor të vitit 2013. Të dhënat e fundit të regjistruara në Institutin e Shëndetit Publik janë për periudhën 2008-2013. Çfarë efekti ka arritur Ligji nuk mund të përcaktohet, edhe pse është në fuqi gati tre vjet. Disa nga OJQ-të që punojnë në mbrojtjen shëndetësore të grave nga burimet e tyre thonë se nuk ka rezultate të rëndësishme për reduktimin e numrit të aborteve, edhe pse ky ishte qëllimi i ligjit, transmeton Alsat M.

“Ligji i ri nuk kishte aspak efekt në drejtim të reduktimit të abortit. Në fakt, reduktimi i numrit të aborteve nuk zgjidhet me Ligj për ndërprerjen e shtatzënisë, por përmes masave që ne tentuam ti kërkojmë nga shteti. Njëra është zbatimi i arsimit seksual, tjetra është futja e kontraceptivëve në listën pozitive “, deklaroi Bojan Jovanovski, HERA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button