Kujdes nga spiunët

Kur ndizet drita kuptojmë që është aktivizuar kamera e laptopit. Por një grup studiuesish të Universitetit “John Hopkins” zbuluan një mënyrë të ndezjes së kameras pa aktivizuar dritën.

Stephen Checkoway dhe Matthew Brocker provuan për herë të parë, të paktën publikisht, se si të spiunosh nëpërmjet kameras pa u kuptuar. Ata shfrytëzuan një program të ndërtuar enkas që bllokon aktivizimin e “LED”, ose dritës jeshile që tregon ndezjen e kameras duke mos u ndjerë që në të vërtetë kamera ishte e ndezur.

Testi është kryer me sukses tek prodhimet e gjeneratës së parë të Apple, që të gjitha para 2008-ës, por ata thonë se e njëjta teknikë, me disa ndryshime të vogla mund të funksionojë tek të gjithë llojet e laptopeve.

Në fakt kjo nuk është hera e parë. Në 2009 Kanadaja akuzoi Kinën se kishte spiunuar me figurë murgjit budistë azilantë në territorin e saj, përfshirë këtu edhe vetë Dalai Lamën. Përvec të dhënave të siguruara nga sistemet e laptopeve, besohet se është përdorur një teknikë e ngjashme edhe për hapjen e kameras pa u vënë re nga “viktimat”.

Lajme të ngjashme

Back to top button