Vetëvendosje paralajmëron ristrukturim të brendshëm

Është mbledhur sot në Prishtinë Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, në të cilën në mungesë për arsye shëndetësore të kryetarit, Visar Ymeri, pjesëmarrësve u është drejtuar nënkryetari, Driton Çaushi.

Në këtë mbledhje ka zyrtarizuar aderimin në Vetëvendosje Donika Kadaj – Bujupi, deri para pak ditësh njëra prej figurave kryesore të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të cilën e braktisi, siç ka thënë vetë, për shkak të devijimeve në politikat e veprimit të opozitës.

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi, duke hapur këtë takim Vetëvendosjen e quajti subjekt politik më shembullor për demokracinë dhe transparencën në vendimmarrje, njofton Koha.net

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button