Tetovë: Qytetarët me ankesa ndaj komunës

Mungesë kanalizimi, rrugë me gropa, mbeturina nëpër rrugë, dhënie të lejeve të dyshimta të ndërtimit, këto janë vetëm disa nga dhjetëra ankesat e qytetarëve të Tetovës, që kanë mbërritur në faqen e internetit të komunës, e cila u promovua pak kohë më parë. Nga ankesat e shumta të paraqitura në këtë ueb-faqe, kryesojnë ato që kërkojnë zgjidhje të shpejtë për kanalizimin, që janë gjithsej gjashtë në numër, pastaj vjen sanimi i gropave me gjithsej pesë ankesa, problemi me ndriçimin publik. Por ka qytetarë që denoncojnë edhe për korrupsion të një funksionari, raporton Alsat-M.

“Ju Lutem në këtë pjesë rruga (Dimo Gavrovski) ka pasur një vendkalim të cilin pasi është marrë leja e ndërtimit me ndërhyrje ose korrupsion është shtuar pjesa ku ka zënë kalimin dhe të njëjtin e ka bërë dyqan. Objekti është i një funksionari që mirë e njihni”, thuhet në ankesën e një banori të rrugës Dimo Gavrovski Kara.

Nga komuna e Tetovës theksuan akuzat e tilla për korrupsion, qytetarët duhet t’i denoncojnë me emër e mbiemër të personit në fjalë, qoftë edhe përmes linjës telefonike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button