Pollozhani: Asnjë diktaturë nuk rrëzohet në Parlament

E kanë thënë shumë të tjerë, po e ripërsëris edhe njëherë, asnjë diktaturë nuk rrëzohet në Parlament, ka shkruar ish i burgosuri politik Shpëtim Pollozhani.

“Diktaturat rrëzohen në betejën e rrugës. Parimisht, shqiptarët duhet ti përkrahin protestat e opozitës maqedonase, mirëpo shqiptarët duhet të organizojnë protesta të veta që mandej si të barabartë të ulen ne tavolinën e bisedimeve me opozitën maqedonase, e cila nuk jep asnjë sinjal se do të ndryshoje diçka për të mirën e shqiptarëve. Shqiptarët nuk duhet të luftojnë që ta hekur balon që të vijë laroa. Shqiptarët duhet të luftojnë për rrënimin e këtij pushteti diktatorial dhe zëvendësimi i tij me një sistem federal me katër njësi federative”, thekson Pollozhani.

Ai porositë që Besa, LR PDSH dhe partitë e tjera opozitare shqiptare duhet të merrn vesh pa asnjë kushtëzim.

“Duhet të nisin prptestat tona, të cilat do të përfundojnë në tavolinë me opozitën maqedonase, si të barabartë por vetëm për ridefinimin e sistemit politik dhe Kushtetutën e vendit. O tani o kurrë”, përfundon ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button