Partia BESA mbështet protestat e Shkupit, kundër regjimit

Të shtunën mbajti mbledhje Kryesia Qendrore e Lëvizjes BESA, e cila – mes tjerash – diskutoi edhe për protestat që këto ditë zhvillohen në Shkup.

“Duke iu referuar edhe konkluzioneve të mëparshme që i ka marrë Kryesia e Lëvizjes BESA, si dhe qëndrimit të SHBA-ve dhe BE-së se nuk janë përmbushur kushtet e nevojshme për zgjedhje të drejta dhe demokratike, por edhe faktit se Kryetari i shtetit tashmë e ka suprimuar punën e Prokurorisë Speciale Publike, madje e ka rrezikuar edhe vetë Marrëveshjen e Përzhinës, Lëvizja BESA ka vendosur që t’i mbështesë të gjitha aktivitetet e shoqërisë civile, që organizohen në drejtim të pengimit të organizimit të zgjedhjeve më 5 qershor dhe që kanë për qëllim rikthimin e demokracisë në vend dhe riparimin e institucioneve tashmë të rrënuara.” njofton kjo parti.

“Për këto arsye, si dhe duke pasur parasysh se ky regjim është dëshmuar edhe si regjimi më antishqiptar, anti-NATO dhe anti-BE dhe i cili e ka kapur keq edhe vullnetin politik të shqiptarëve – duke i kapur partitë shqiptare në pushtet, Lëvizja BESA i mbështet këto protesta, sepse ato janë mënyra e fundit e shpëtimit të këtij vendi dhe e kthimit të demokracisë.” njofton kjo parti.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Respekte t nderuar ju jeni shpresa e ardhemris se vendit ton Dhe si Shqiptare ndihem shum krenare qe ju kemi.Shpresojm t mos na zhegjeni si partit tjera qe kishim n e pushtet ata moren kulacin vetem per veten e tyre ndersa neve na lan as pa troshka buke. Dhe s fundi u amnestuan nga kryetari sikur te mos kishin ber as gje hic sikur t kishin zhdrypur nga parajsa.Jo te lirohen fajtoret por t marin denimin e merituar nse jo nga gjygjet e vendit ateher me ta le te merren kompetencat e gjygjyt t HAGES .me respekt nga nj fanse e juaj.

Leave a Reply to Nevixhrem llrdak Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button