Mënyra më e thjeshtë natyrale për trajtimin e flokëve në pranverë

Tani që dimrin e kemi lënë pas, është koha për t’u dhënë më shumë jetë flokëve, për të larguar yndyrën, pastruar dhe rifreskuar skalpin. Meqenëse koha është ngrohur mjaftueshëm, flokët tani kanë nevojë të ndihen më të freskët, të butë dhe të shkëlqyeshëm.

Skalpi është lëkurë mjaft delikate, sepse vazhdimisht trajtimi i flokëve me bojë apo edhe produkte të tjera e dëmton atë. Trajtimi më i mirë për të spastruar skalpin është scrub-i. Një mënyrë natyrale është esfolianti me limon dhe vaj kokosi, i cili pastron lëkurën e kokës, e hidraton dhe u jep shkëlqim flokëve.

Kjo është një recetë mjaft e thjeshtë në kushte shtëpie për të pastruar skalpin.

Çfarë të nevojitet:

1 lugë gjelle vaj kokosi (e gjen në farmaci dhe në dyqanet me produkte kozmetike)

1 lugë gjelle lëng limoni

Në një shishe të vogël, përziej vajin e kokosin me lëngun e limonit. Më pas, duke përdorur një pambuk të pastër, lyej lëkurën e kokës duke bërë edhe pak masazh me mollëzat e gishtave. Lëre trajtimin për 15 minuta dhe pastaj laje kokën si zakonisht me shampo kundër yndyrës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button