Daçiq: BE-ja sikur Serbia nuk e njeh Kosovën

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq në Apatin tha se formulimi i BE-së për normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Prishtinën, nuk do të thotë njohje e pavarësisë së Kosovës.

“Në dialog nuk është folur për njohjen e shpalljes së njëanshme të pavarësisë, gjë të cilën e thotë edhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Catherine Ashton”, ka thënë Daçiq njoftojnë medise serbe.

“Këtë askush nuk e thotë, sepse për këtë nuk ka pajtim në BE, sepse dihet që ka shtete të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, atëherë si ta kërkojnë këtë nga ne”.

Ai shton se edhe nëse kjo diku shkruhet, “kjo është diçka që Serbia nuk do ta përmbushë, sepse ka principet dhe qëndrimet e saj për këtë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button