Trajneri Rexhepi merr përgjegjësinë e humbjes

Pas humbjes së Vëllazërimit nga Lubanci, në prag të dy ndeshjeve si vendas, është prononcuar shefi i stafit teknik të kërçovarëve, Xhengis Rexhepi. Sipas Rexhepit sot ishte një dite e keqe për Vëllazërimin, e cila sa më parë duhet harruar.

“Edhe pse humbëm, ne si staf jemi të kënaqur me paraqitjen e lojtarëve në fushë. Asnjë përgjegjësi nuk kanë lojtarët, përgjegjësinë e humbjes e merr stafi teknik në krye me mua si trajner”, deklaroi Xhengis Rexhepi.

Sipas tij ky ekip i lojtarëve është meritor për rezultatet e arritura deri tani, andaj humbja e sotme nuk duhet ti humbë motivin për të vazhduar garën për kreun e tabelës.

“Si trajner kam besim të plotë në potencialin e futbollistëve të mi dhe ne këtë do ta dëshmojmë në takimet e ardhshme që na presin. Duhet të përqendrohemi në takimin e së martës me “Skopjen”, si dhe atë të së shtunës me Euromilkun, takime këto që i luajmë si vendas. Kam besim të plotë se së bashku do të dalim fitimtarë”, ka  thënë trajneri Xhengis Rexhepi. Të përkujtojmë se tani skuadra e Vëllazërimit është ën pozitën e pesë të, me vetëm tri pikë më pak se kryesuesit Pobeda dhe Makedoniaj Gj.P. /Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button