Parlamenti turk miraton projektbuxhetin për vitin 2014!

Pas një maratone debatesh dhe replikash 11-ditore më në fund Kuvendi i Madh Popull i Turqisë ka arritur të miratojë mbrëmë projektbuxhetin e vitit 2014.

Parlamenti u mblodh dje në seancën plenare të ditës së fundit të diskutimeve për Buxhetin e Qeverisjes Qëndrore për vitin 2014, transmeton 77news.

Pas një maratone 11-ditore ku nuk munguan debatet e ashpra dhe replikat midis anëtarëve të pozitës, opozitës dhe partive të tjera që kanë arritur balotazhin të jenë pjesë e parlametit turk, në debatet e ditës së fundit partitë politikë shprehën edhe një herë pikëpamjet e tyre në lidhje me buxhetin e ri.

Pas fjalimeve që mbajtën në foltore zëdhënësit e partive politike të përfaqësuara në parlament, filloi procesi i votimit të projektbuxhetit duke arritur në miratimin e tij për vitin e ardhshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button