Kupa e Maqedonisë është e Shutovës

Edhe pse me shumë probleme, shumë paqartësi, ku do të luhet dhe nëse do të bojkotohet, KV Shutova më në fund vendosi që të përballet me të gjitha sfidat dhe të luajë finalen e Kupës së Maqedonisë, edhe atë në Probishtip kundër Probishtipit. Por gjithçka mbeti nën hije, pasi askush nuk mundë të ndalë trimat e Shutovës, të cilët e fituan finalen e madhe me rezultat të pastër, 3:0.

Në setin e parë të përzgjedhurit e trajnerit Bejtulla Emini e fituan me rezultat 17: 25, ndërsa në të dytin ishin edhe më efikas dhe më të sigurt, duke e fituar atë me 14:25. Nikoqirët u munduan të tregojnë se janë “gjallë” vetëm në setin e tretë i cili përfundoi me rezultatin 23: 25. Nuk ka se si të festohet më së miri ekzistimi 20 vjeçar i një klubi siç është Shutova, pasi sot arriti të merr titullin e parë, atë të Kupës, ndërsa së shpejti do të fillojë dhe gara për titullin kampion, kur përballë do të ketë ekipin e Strumicës. /Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button