Mijalkov kërkon Ivanov të tërheq vendimin për faljen e tij

Listës së personave që kanë kërkuar nga Ivanovi që të tërheq vendimin për falje, i është shtuar edhe ish-drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), Sasho Mijallkov, njofton Press 24, transmeton Portalb.

Ai kërkon që Ivanovi të tërheq çdo iniciativë që lidhet me emrin e tij, duke besuar në qëllimin e mirë të kryetarit të shtetit. Mijallkov thotë se procedurat e PSP-së që synin to nisë ndaj tij, nuk kanë ndonjë bazë juridike dhe se kanë prapavi politike dhe janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet.

“E di që kam punuar ndershëm në shërbim të qytetarëve dhe vendit tim. Procedurat e ngritura nga PSP nuk kanë kurrfarë bazë juridike dhe thjeshtë janë ndjekje e kurdisur politike kundër Kushtetutës dhe ligjeve” thotë Mijalkov.

Ish kryetari i DSK-së u gjet në listën e të falurve të presidentit Ivanov për gjashtë vepra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button