Nuk plotësonin kushtet, mbyllen tri qendra shëndetësore në Lezhë

Tre qendra shëndetësore në periferi të Lezhës janë mbyllur nga Inspektoriati Shëndetësor Shtetëror pasi nuk plotësonin kushtet higjenosanitare.

“Disa qendra shëndetësore ne i kemi mbyllur. Janë 3 për të cilat është dhënë urdhri i pezullimit të aktiviteteve deri në momentin e përmirësimit të kushteve. Në krahasim me vitin e kaluar ka patur përmirësime, si në spitalin ‘Nënë Tereza’, sanatoriumin, dy spitalet e maternitetit, etj”, deklaron kreu i inspektoriatit, Eltar Deda.

Për herë të parë inspektorati ka nisur kontrollet në të gjitha qendrat shëndetësore në vend, spitale publike apo private. Gjatë këtyre inspektimeve monitorohen kushtet higjenosanitare, kapacitetet dhe shërbimeve të treta si ofrimi i ushqimit për pacientët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button