Simeone: Të presim gabimin e Barçës

Diego Simeone ka thënë se Atletico Madrid duhet të triumfojë ndaj Granada të dielën, për të shfrytëzuar secilin gabim të mundshëm të Barcelonës.

Barcelona nuk ka fituar në tri ndeshjet e fundit në La Liga, duke i dhënë mundësinë kryeqytetasve të zvogëlojnë dallimin në pikë.

Por strategu argjentinas mendon se duhet të përcillen ndeshjet dhe jo tabela, në mënyrë që të arrihet sukses.

“Duhet të fitojmë dhe të presim gabimin e Barcelonës”, ka thënë Simeone.

“Duhet ta mposhtim Granada-n së pari, pastaj të mendojmë për ndeshjet tjera”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button