Si të gatuajmë ëmbëlsirë për 10 minuta? Receta

A ju ka ndodhur ndonjë ditë të keni pasur dëshirë të madhe për një kek të freskët? Kjo është një recetë, që do të ju marrë kohë vetëm 10 minuta. Për shije as që diskutohet.
• 250 gr biskota sipas dëshirës suaj(sipas mundësisë te kualitetit me te mire)

• 100 gr gjalpë

• 400 gr çokollatë për zierje

• 200 ml ajke e ëmbël
Përgatitja:
Së pari zbutet margarina në zjarrë jo shumë të lartë dhe i shtohet ajka duke pasur kujdes që të mos vloj dhe largohet nga zjarri dhe duke e përzier i shtohet çokollata e copëtuar dhe përzihet gjithnjë.

Pastaj biskotat i copëtojmë në copa të vogla dhe i përziejmë me kremin jo krejtësisht te ftohur.

Kallëpi ku do ta vendosim mbulohet me folie alumini dhe e vendosim sipër ëmbëlsirën dhe pasi e rrafshojmë ngadalë me luge e lëmë të ftohet mire për 3-4 ore në frigorifer.

Preferojmë qe biskotat te jen nga me te mirat kualitative me shije karamele qe gjate ngrënies te kërcasin në dhëmbë dhe të mos shkrihen nga kremi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button