Shqiptarët prijnë për kthim vullnetar nga Gjermania

Numri i azilkërkuesve që kthehen vullnetarisht nga Gjermania në vendet e tyre po vjen vazhdimisht dukje u rritur.

Vetëm gjatë tre muajve të parë të këtij viti Gjermaninë e kanë braktisur 14.100 azilkërkues me vendim negativ të azilit. Siç bën të ditur Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë (BAMF), ky numër është më shumë se tre fish më i madh se ai i periudhës së njëjtë të një viti më parë.

Është me interes të theksohet se numri më i madh i atyre që kthehen janë nga Ballkani.

Të parët janë nga Shqipëria, transemton albinfo.ch. Pas tyre vijnë azilkërkuesit, shtetas të Serbisë, ata të Kosovës dhe të Maqedonisë. Pas tyre vijnë shtetasit e Irakut dhe të Afganistanit.

Gjatë gjithë vitit 2015 Gjermaninë e kanë lëshuar vullnetarisht 37.220 azilkërkues. Po ashtu shumica e madhe e atyre që janë kthyer gjatë vitit 2015 janë ballkanas gjegjësisht shtetas të gjashte vendeve të këtij regjioni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button