Basha: Të largojmë me votë të lirë regjimin e gangsterëve

Të largojmë me votë të lirë regjimin e korruptuar të gangsterëve dhe plaçkitësve, shprehet kryetari i demokratëve Lulzim Basha në një deklaratë për mediat.

Sipas Bashës lajmi që përmbyll raportet dramatike të BB-së, Freedom House, Dhomës Gjermane të Tregtisë, DASH, Shoqatës së investitorëve të huaj dhe së fundmi anketa e BSH-së, është rënia e besimit të biznesit dhe konsumatorëve në nivel rekord poshtë mesatares historike.

“Hapi i parë në programin tonë për daljen nga kriza Rama dhe nxjerrjen e shqiptareve nga varfëria është ulja e taksave, tarifave dhe faturave që do t’i kthejë shqiptarëve dhe ekonomisë 1 miliard euro çdo vit. Liri për të punuar, prodhuar dhe ndërtuar mirëqënie për çdo shqiptar. Mbështetje dhe jo terror ndaj biznesit dhe fermerëve. Investime publike që ndihmojnë ekonominë dhe hapin vende të reja pune me paga më të mira. Bashkë do të ndërtojmë një ekonomi të fortë dhe një të nesërme të sigurtë për të gjithë. Por së pari të largojmë me votë të lirë regjimin e korruptuar të gangsterëve dhe plaçkitësve”, shprehet z.Basha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button