Enrique: Do t’i fitojmë trofetë e mbetur

Luis Enrique ka thënë se skuadra e tij ka nevojë për tifozët e saj sepse në fund do t’i shpërblejnë me dy trofe.

Sipas tij skuadra nuk është në krizë, pasi rezultatet e zakonshme do të kthehen që nga kjo javë.

Strategu spanjoll ka deklaruar se nuk ka skuadër më të fortë se Barcelona dhe se janë shumë të motivuar për ta përfunuar sezonin me të gjithë trofetë e fituar.

“Na duhen tifozët për shtatë ndeshjet e fundit të sezonit. Nëse ata do na përkrahin, do të fitojmë La Ligën dhe Kupën. Nuk do të fundosemi, pasi ekipi është ende i freskët. Jemi të motvuar për të përfunduar sezonin me dy trofe”.

“E përsëris, kjo nuk është një çështje. Sporti është kompleks, gjithmonë duhet provosh të ndryshosh gjërat. Nuk dua të merrem me gjërat negative, por të përpiqemi që të tregojmë vlerat tona pozitive. Nuk ka asnjë skuadër më të mirë se ne në kampionat”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button