Jonuz: VMRO-DPMNE-ja është “lojtar” i Rusisë

Njohësi i çështjeve ndërkombëtare Agim Jonuzi thotë se i tërë zhvillimi në vend ndërlidhet me nivele të larta gjeopolitike. Sipas tij nuk është aspak befasues reagimi rus. Jonuzi vlerëson se në tërë këtë lojë politike VMRO-DPMNE po shfaq realitetin, se është vetëm se një pion i politikave të Rusisë.

“Ballkani për momentin është një trekëndësh të grupimeve politike që përdoren në funksion të politikës. Nuk më befason aspak reagimi i Rusisë e cila përmes ambasadës së saj përkrah politika të partive të cilat në vete mbajnë parashenja të demokristianëve.Normale është që VMRO si parti demokristiane të kërkojë partner te Rusia e cila edhe më parë ka deklaruar se i ndjen si vëllezër. Në këtë hapësirë janë përzier edhe gjeopolitika edhe politika religjioze edhe politika e lindjes dhe perëndimit duke tërhequr lidhjet mes Uashingtonit dhe Moskës”, deklaroi analisti politk Agim Jonuzi për Alsat M.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button