Një automobil ka goditur një tufë me dhen para pikës pagesore të Gostivarit

Pesëmbëdhjetë dhen kanë ngordhur mbrëmë, pasi që mbrëmë në magjistralen Gostivar – Kërçovë, në afërsi të daljes nga Gostivari, një automombil ka goditur një tufë që ka qenë duke lëvizur në rrugë. Sipas SPB Tetovë, fatkeqësia ka ndodhur 15 minuta para mesnate, kur një automjet “Alfa-romeo” me targa të Kumanovës, të cilin e ka drejtuar I.S. (66) nga Kumanova është përplasur me një tufë delesh, në afërsi të pikës kufitare të Gostivarit.

Siç njoftoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski, menjëherë pas denoncimit, ekipi i stacionit policor Gostivar ka kryer ekspertizë. Punohet në vërtetimin e shkaqeve të fatkeqësisë. Sipas vlerësimeve fillesatre, është shkaktuar dëm prej mbi njëqind mijë denarëve. Pronari i tufës Rizvançe A. 956) nga Gostivari, deklaroi se automjeti ka përplasur më shumë se 50 dele dhe se krahas deleve të ngordhura ka edhe shumë të lënduara. Numri përfundimtar i dhenve dhe dëmi i përgjithshëm pritet të vërtetohen gjatë ditës së sotme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button