Vazhdojnë edhe sot protestat kundër vendimit të Ivanovit

Për sot me fillim prej orës 18:00, prapë është caktuar protestë kundër presidentit Gorge Ivanov, i cili më 12 prill solli vendim për faljen e të gjithë politikanëve dhe funksionarëve që janë nën hetime, njofton Portalb.

Fillimisht qytetarët e pakënaqur me vendimin e Ivanovit pritet që të mblidhen përpara objektit të Prokurorisë Speciale ku do të shprehin mbështetje për këtë institucion i cili ka hapur disa 4 raste në lidhje me kriminalitetin e disa funksionarëve të lartë të pushtetit.

Pas asaj, si edhe në ditët e kaluara, pritet që, nëse i lejon policia, të protestojnë përpara selisë së VMRO-DPMNE-së, Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Zyrës Popullore të presidentit Ivanov, objektit të Ministrisë së Drejtësisë dhe Qeverisë së Maqedonisë.

Gazetari i Portalbit nga terreni do t’u raportojë për të rejat e fundit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button