Erdogan flet rreth përpjekjeve diplomatike për njohjen e Kosovës nga vendet e OBI-së

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, duke theksuar se si vende anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI) kanë rënë dakord që të luftojnë me të gjitha organizatat terroriste pa dallim dhe rrjetet kriminale që abuzojnë me Islamin tha se: “Ne jemi të kënaqur për pranimin e propozimit nga Turqia e cila solli në rendin e ditës në Stamboll krijimin e Bashkëpunimit Policor të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik dhe Qendrën Koordinuese. Uroj që kjo të shërbejë për mirë”, raporton Anadolu Agency (AA).
Erdoğan, me Sekretarin e Përgjithshëm të OBI-së, Iyad Medeni, në kuadër të Samitit të 13-të të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për mediat.

Erdoğan duke u shprehur se është detyrë thelbësore e OBI-së që të interesohet për problemet e mulsimanëve në çdo cep të botës, ka theksuar se kjo organizatë është formuar me këtë qëllim dhe se nuk i shkonte emri Konferenca Islame që kjo organizatë kishte dalë në pah.

“Në një vend mund të japësh një konferencë, mund të japësh edhe një konferencë në lidhje me islamin. Por thua Konferencë Islame kjo është një gjë ndryshe. Kjo duhet të jetën një organizatë dhe unë uroj që OBI po hedh dhe do të hedhë hapat më të rëndësishëm të organizimit” pohuar Erdoğan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button