Veljanoski u ka bërë thirrje OSBE-së, PE-së dhe KE-së që t’i monitorojnë zgjedhjet

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanoski ka dërguar ftesa deri te kryetari i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Illka Kanerva, kryetari i Parlamentit Evropian, Martin Shulc, kryetari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Pedro Agramunt dhe deri te kryetari i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Majkëll Tarner, për qëllimin që të marrin pjesë në monitorimin e zgjedhjeve të parakohshme që ta njoftojnë Komisionin Shtetëror Zgjedhor, i cili e vërteton procedurën për monitorimin e zgjedhjeve.

Veljanoski, konform kompetencave kushtetuese dhe ligjore, dje nënshkroi vendim për shpallje të zgjedhjeve të parakohshme të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, të cilat do të mbahen më 5 qershor të vitit 2016.

Në kodin zgjedhor, në nenet 161 dhe 162, është parashikuar se gjithë procesi zgjedhor mund ta monitorojnë oganizata ndërkombëtare dhe përfaqësues të vendeve të huaja dhe shoqata civile të regjistruara vendore dhe të huaja, në statutet e të cilave është përfshirë parimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button