Refugjatët protestojnë në Idomeni: Kërkojmë lirimin e të burgosurve në Siri

Refugjatët sirianë në kampin në qytezën greke Idomeni që ndodhet në kufirin me Maqedoninë, organizuan një protestë në orët e mbrëmjes të së premtes në shenjë reagimi kundër burgosjes, sipas tyre, të 2000 personave nga ana e regjimit të Asadit, raporton Anadolu Agency (AA).

Afërsisht 10 refugjatë të cilët organizuan protestën me heshtje duke i lidhur duart dhe sytë me qese të zeza, me letrat që mbanin në duar kërkuan lirimin e personave për të cilët pohohet se janë burgosur.

Njëri nga protestuesit, Ali Camel, në deklaratën e dhënë për gazetarin e AA-së, u shpreh se kanë marrë lajmin për burgosjen e 2 mijë personave në Siri dhe se me këtë protestë shprehin reagimin e tyre ndaj ngjarjes në fjalë.

Në lidhje me protestën që zgjati për një kohë të shkurtër, Camel më tej u shpreh: “Qenkan burgosur 2 mijë persona në Siri. Nuk e dimë përse është bërë një gjë e tillë. Edhe ata janë njerëz si ne dhe kërkojmë lirimin e tyre. Dëgjuam se qenkan organizuar protesta si kjo edhe në shumë vende të tjera”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button