Muslimanët e Kalifornisë nuk ndjehen të sigurtë

Këshilli mbi Marrëdhëniet Amerikano-Islame ka zbuluar një raport të ri ku jepet një pasqyrë mbi incidentet ku  nxënësit muslimanë  kanë qenë viktima të dhunës në Kaliforni.

Raporti tregon rezultatet e një studimi të 500 nxënësve muslimanë të moshës 11-18 vjeç që është kryer në të gjithë shtetin.

Gjetjet tregojnë se vajzat muslimane me shami janë veçanërisht të pambrojtura, një në pesë prej tyre abuzohet nga shokët dhe shoqet. Një në pesë nxënës muslimanë thanë se nuk ndihen mirë të flasin në klasë për shkak të komenteve poshtëruese nga nxënësit e tjerë.

Këtu nuk ishin vetëm nxënësit që ankohen nga ngacmimi, por edhe prindërit u ankuan për diskriminimin qe iu bëhet. Për më tepër, abuzimi nuk ka ardhur gjithmonë nga nxënësit, por edhe mësuesit dhe zyrtarët e zbatimit të ligjit kanë qenë gjithashtu përgjegjës për disa raste të abuzimit.

Këshillli mbi Marrëdhëniet Amerikano-Islame punon për të ndërtuar ura në mes 8 milion muslimanëve që jetojnë në SHBA dhe pjesës tjetër të popullatës që është me shumicë krishtere.

Lajme të ngjashme

Back to top button