Anëtarët shqiptarë në KSHZ betonizuan datën e 5 qershorit për zgjedhje

Komisioni Shtetëror Zgjedhor me 6 vota “për” e sjelli vendimin ku thuhet se Lista zgjedhore është e gatshme për zgjedhje fer dhe demokratike, transmeton Portalb.

Përfaqësuesit shqiptarë në KSHZ, Bedredin Ibrahimi i PDSH-së dhe Subhi Jakupi nga BDI kanë vlerësuar se kushtet për zgjedhje më 5 qershor janë plotësuar dhe kanë votuar “për” vendimit që KSHZ është gati të organizojë zgjedhje.

Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski dhe dy anëtarët e LSDM-së, Violeta Duma dhe Goran Milev, kanë lëshuar seancën dhe nuk kanë dashur të votojnë për këtë pikë të rendit të ditës.

“Teknikisht zgjedhjet mund të mbahen, por përmbajtësisht janë të pamundshme”, ka thënë Çiçakovski para se ta lëshojë seancën.

Vënien në rend dite të asaj se a janë plotësuar apo jo kushtet për zgjedhje fer dhe demokratike, kanë kërkuar ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së, Xhes Bejli dhe Aivo Orav, të cilët kanë pasur takim me KSHZ-në.

Siç informojnë për agjencinë “Meta”, kryetari edhe pse e ka lëshuar seancën për këtë pikë në rend dite ai vazhdon të jetë kryesues i KSHZ-së./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button