Me IPADATA mësoni se si shfrytëzohen paratë evropiane në Maqedoni

Qytetarët kanë të drejtë ta dinë se sa dhe si Maqedonia i shfrytëzon paratë evropiane, gjegjësisht fondet IPA. Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një periudhë më të gjatë, që nga viti 2007, aty-këtu janë dhënë informata nga ministritë apo subjektet kompetente por asnjëherë nuk kemi pasur një pasqyrë të saktë dhe të plotë me gjitha projektet që janë realizuar deri në vitin 2013.

Për tua lehtësuar punën qytetarëve u prezantua projekti IPADATA, që është një vegël shumë e dobishme dhe praktike për përdorim sa i përket gjetjes së informatave për paratë e ndara nga BE-ja.

IPADATA paraqet bazë elektronike të të dhënave që i përmban të gjitha IPA projektet që i janë ndarë Republikës së Maqedonisë (programi nacional) në periudhën prej vitit 2007 deri në vitin 2013. Gjatë futjes së projekteve në bazën me të dhëna u identifikuan disa parametra: viti i IPA-s, komponenta, lloji i marrëveshjes së nënshkruar, lloji i shfrytëzuesit dhe zbatuesi i projektit, si dhe fusha e legjislacionit për të cilën është dedikuar projekti.

“Kjo paraqet përpjekje të parë për centralizimin e të gjitha të dhënave në një vend në format të njësuar me qëllim të gjenerimit të raporteve që do të japin pasqyrë të vërtetë për shkallën e shfrytëzimit të IPA fondeve në RM” thonë për Portalb udhëheqësit e projektit IPADATA.

Duke u referuar në të dhënat e IPADATA, shumë lehtë mund të shihet se si shfrytëzohen paratë dhe mbase nuk do të kemi përgjigje të llojit: “Akoma nuk ka shumë të caktuar të fondeve IPA që Maqedonia do ti humb” nga Sekretariati për çështje evropiane i udhëhequr nga Fatmir Besimi si përgjigje në informatat e Portalb se Maqedonia do të humb 8,2 milion euro, para evropiane!

Projekti IPADATA është realizuar nga Instituti për politikë evropiane (IPE) – Shkup, në bashkëpunim me fondacionin Metamorfozis, e me përkrahje të Fondit Ballkanik për demokraci.

Ueb faqja: IPADATA.MKIPADATA në Facebook. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button