Ajri i ndotur, Ademi me fletushka do ti edukojë qytetarët

Masat që të lirohen nga puna për shkak të ajrit të ndotur gratë shtatzëne personat më të moshuar mbi 60 vjet, do të vazhdojnë deri të martën.

Të njëjtat vlejnë për rajonin e Shkupit, Tetovës, Kërçovës dhe Manastirit.

Në seancën e sotme të qeverisë përveç këtyre dy grupeve të qytetarëve janë liruar nga puna edhe personat e sëmurë nga astma, pa dallim moshe por me vërtetim të mjekut amë.

“Përgatitëm broshura që ndahen nëpër qytetin e Shkupit, Tetovës, Kërçovës dhe Manastirit me qëllim që ti informojmë qytetarët me pasojat nëse përdorin drunj  dhe karburante jo kualitative. Kemi kërkuar nga këto komuna që të bëjnë një analizë ose anketë dhe të shohin llojin e karburanteve që përdoren për ngrohje, si dhe të anulohen ndeshje sportive dhe manifestime të tjera kulturore në ambient të hapur deri ditën e martë”, informoi ministri i ambientit jetësorë dhe planifikimit hapësinor Abdilaqim Ademi.

Lajme të ngjashme

Back to top button