PDSH i dërgon letër presidentit Ivanov për tërheqjen e vendimit për falje

Partia Demokratike Shqiptare, në cilësinë e nënshkrueses se Marrëveshjes së 2 Qershorit dhe Protokollit të 15 Korrikut, kërkon nga Presidenti i vendit Gjorge Ivanov, ta tërheq vendimin për falje të datës 12 Prill 2016.

“Partia Demokratike Shqiptare vlerëson se anulimi i vendimit në fjalë do të kontribojë në tejkalimin e situatës së krijuar si dhe do të mundësonte që nëpërmjet një procesi transparent dhe të paanshëm dhe në rrugë institucionale të trajtohen të gjitha rastet”, thuhet në letrën e PDSH-­së drejtuar presidentit Ivanov. PDSH, thuhet më tej, vazhdon të jetë e përkushtuar për realizimin e plotë të Marrëveshjes së aritur mes katër partive politike ne vend me ndërmjetësim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button