Sekretari Shehapi i dorëzoi ITSHKSH-së rreth 200 botime të reja

Sot sekretari shtetëror i Ministrisë së Kulturës, Behixhudin Shehapi, bibliotekës së Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, i dorëzoi rreth 200 tituj të rinj të librave të ndryshëm. Bëhet fjalë për botimet e fundit të edicionit “Vepra kulmore të letërsisë botërore”, pastaj botime shkencore historike, kulturore, gjuhësore, etj., të cilat do të jenë me shumë interes për hulumtuesit shkencor.

Drejtori i ITSHKSH-së,  Skender Asani, tha se ky është një kontribut i çmuar i Ministrisë së Kulturës dhe sekretarit Shehapi, me qëllim të pasurimit të fondit libror të bibliotekës sonë.

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Kulturës, Behixhudin Shehapi, tha se kjo ministri në vazhdimësi e ka ndihmuar ITSHKSh-në, dhe do të vazhdojë ta ndihmojë edhe më tutje, për shkak se ky institut është autoritet i lartë shkencor dhe kulturor për shqiptarët e Maqedonisë, i cili meriton vëmendje edhe më të madhe nga të gjithë ne.

Biblioteka e ITSHKSH-së çdo ditë e më tepër po pasurohet nga fonde të ndryshme dhe nga botimet e punëtorëve shkencorë të Institutit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button