Themelohet “Mitra” platformë për abort legal

Të nxitur nga miratimi jotransparent i ligjit për abort, shumë organizata të vendit së bashku kanë themeluar një platformë për qasje më të lehtë tek aborti legal “Mitra”.

Kristina Lelovac theksoi se “Mitra” është në kuadër të iniciativës “ Trupi im-zgjedhja ime” dhe ka për qëllim që ti tregojë qeverisë për shkeljen e të drejtave të njeriut me miratimin e ligjit të ri për ndërprerje të shtatzënisë.

“Mitra” do të punojë në njohjen e publikut më të gjerë me pasojat me miratimin e këtij ligji dhe njëherit do të angazhohet në kyçje aktive të qytetarëve në aksionin për qasje të lirë dhe legale për abort.

Iniciativa “Trupi im-Zgjedhja ime!” është përkrahur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button