Jepni ide për sfidat klimatike, fitoni 10.000 dollarë

Në pres konferencën e sotme u prezantua konkursi për sfidat klimatike i hapur për të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Konkursi është publikuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID), në partneritet me Ambasadën e Suedisë, Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Milieu kontakt Maqedoni dhe Fakultetin e Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë  Kompjuterike.

Konkursi i dytë i fton qytetarët që të paraqesin propozime për projekte të reja që kanë qëllimin gjithëpërfshirës  të “rezistencës urbane” për:

  • Luftën kundër ndryshimeve klimatike;
  • Reduktimin e ndotjes;
  • Mbrojtjen e sipërfaqeve të gjelbra; dhe / ose
  • Zvogëlimin e mbeturinave të ngurta.

Ideja më e re do të shpërblehet me një grant prej $ 10.000 dollarë amerikanë, nga të cilat $ 1.000  do të ndahen si shpërblim në para, ndërsa $ 9,000 dollarë amerikan do t’i ndahen fituesit në formën e kontributeve që të mbështetet zhvillimi i idesë në një zgjidhje prototip. Kjo përfshin mbështetje teknike, mentorim dhe ndihmë për gjetjen e partnerëve të cilët mund të jenë të interesuar për miratimin e vendimit ose financimin e zhvillimit të tij të mëtejshëm.

Sfida ka një fokus urban, për shkak se qytetet janë kontribuesit kryesorë të ndryshimeve klimatike, ndërsa njëkohësisht ballafaqohen me rreziqe dramatike nga pasojat e tyre, duke përfshirë përmbytje dhe dukurit ekstreme të motit.

“Lufta kundër ndryshimeve klimatike është njëra nga shtatëmbëdhjetë  Qëllimet globale e miratuar nga të gjitha shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara të vitit të kaluar “, theksoi Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së Luisa Vinton”. Çdo vend dhe çdo individ ka një rol në këtë luftë. Politikat dhe angazhimet  të shëndërohen në aktivitete konkrete përmes ideve të freskëta dhe angazhimit nga të gjitha anët për qytetet tona të bëhen më të sigurta, më të gjelbra dhe më të pastra”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button